Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBROJTËS

    Im. sh.
    1. Ai që mbron dikë a diçka; ai që i del zot dikujt a diçkaje; përkrahës. Mbrojtësit e Atdheut socialist. Mbrojtësit e qytetit. Mbrojtës i lirisë (i interesave të popullit).
    2. drejt. Ai që është ngarkuar për të mbrojtur një të pandehur në gjyq. Fjala (dëshmia) e mbrojtësit.
    3. sport. Lojtar i mbrojtjes në lojën e futbollit dhe në disa lojëra të tjera me top. Mbrojtësi i djathtë (i majtë).
    IImb.
    1. usht. Që lidhet me mbrojtjen e vendit, që i përket mbrojtjes; që siguron mbrojtjen e vendit; që bëhet për t'u mbrojtur nga armiku. Ushtri mbrojtëse. Fuqi (aftësi) mbrojtëse. Luftë (taktikë) mbrojtëse. Masa (mjete) mbrojtëse. Vijë (punime) mbrojtëse.
    2. Që përdoret ose që hyn në punë për t'u mbrojtur nga një rrezik, nga një sëmundje etj.; që bëhet ose që përdoret për të mbrojtur dikë a diçka. Bojë mbrojtëse. Syza (maskë) mbrojtëse. Mur (brez, ledh) mbrojtës. Pyje mbrojtëse. Perde mbrojtëse. Veshje (këpucë, çorape) mbrojtëse veshje që përdoren për të mbrojtur trupin nga lëndët helmuese, nga nxehtësia etj.
    3. drejt. Që merr përsipër ose që ngarkohet për të mbrojtur një të pandehur në gjyq. Avokat mbrojtës. Dëshmitar mbrojtës.

      Shprehje

      • Faqe mbrojtëse shtypshkr. shih te FAQ/E, ~JA. Përparëse mbrojtëse usht. shih te PËRPARËS/E,~JA