MBUDH
kal.
- Takoj dikë në udhë. E mbudhëm në të hyrë të fshatit. Nuk mbudha njeri.
- I tregoj udhën dikujt. Nuk dinte nga të shkonte, po e mbudhën fshatarët.
- fig. E vë në udhë të drejtë dikë; i tregoj rrugëdaljen, e mësoj si të veprojë, e nxjerr në udhë; i jap rrugë diçkaje. E mbudhën shokët (prindërit).
- vjet. E nxjerr dikë në pritë, i bëj hjekësi për ta vrarë dikush. Kërkonte t`ia mbudhnin gjakësin.