MBURRJE
f. sh.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBURR, MBURREM.
- Ndjenja e krenarisë për dikë a për diçka që na nderon; të qenët krenar për dikë a për diçka; krenari. Mburrje e ligjshme. Është mburrja e Kombit (e vendit). Është mburrja e klasës. E kam për mburrje jam krenar.
- keq. Të mbajturit me të madh duke mbivlerësuar veten dhe duke mos përfillur të tjerët. Flet me mburrje.