Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBUSHËS

    Im. sh.
    1. spec. Lëndë mbushëse. Përdoret si mbushës.
    2. shih MBUSHËS/E,~JA
    3. Punëtor që merret me mbushjen e diçkaje. Mbushës shishesh. Mbushës kutish. Mbushës minash.
    4. usht. Ushtar që ka për detyrë të mbushë armën me predha. Veprimet e mbushësit. Numëron, shënjuesi dhe mbushësi i topit.
    5. muz. Zëri i tretë në këngët popullore me shumë zëra.
    IImb.
    1. Që shërben për të mbushur diçka. Makinë mbushëse (cigaresh, qumështi). Lëndë mbushëse.