MBYLLËS
Im. sh.
- Punëtor që mbyll shishet, kavanozat etj. në një punishte a në një fabrikë ushqimore; ai që punon me një makinë mbyllëse.
- shih MBYLLËS/E,~JA 1.
IImb.
- Që shërben për të mbyllur diçka (një derë, një shishe etj.); që mbyll një vend të hapur. Makinë mbyllëse. Çelës mbyllës. Mur mbyllës.
- Që i jep fund, që e mbyll, i mbylljes. Fjalim mbyllës. Kapitull mbyllës.