MBYS
kal.
- Ia zë frymën duke e shtrënguar në grykë, duke e zhytur në ujë etj.; e vdes, e ngordh: e mbyti me litar (me gurë); e mbyti në ujë; / e fundos në det, në lumë etj.: e mbyti barkën.
- kryes. v. III (zakon. me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig. e zhyt, e mbulon krejt; përmbyt: na mbyti lumi; e mbyti bakllavanë në sherbet; i mbyti bari grunjërat; e mbytën lotët qau shumë; na mbyti shiu po bie shumë shi; e mbytën tregun me fruta; na mbyti tymi (pluhuri); / vjen me shumicë, na mbingarkon dhe na mundon: na mbytën punët; e mbyti kolla; na mbytën hallet.
- Edhe fig., shtyp me dhunë; shuaj; asgjësoj: e mbytën revoltën me zjarr e me hekur; mos e mbytni kritikën!; / mposht një ndjenjë a kapërcej një gjendje të rëndë: e mbyti dëshpërimin me të pirë.