Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBYTËS

    Im. sh.
    1. Ai që merret me mbytjen e kafshëve. Mbytës qensh.
    2. Ai që pengon zhvillimin e lirë të diçkaje; ai që përpiqet të mbajë të tjerët të shtypur e të nënshtruar duke ua hequr të drejtën e fjalës, të shprehjes së lirë të mendimeve etj. Mbytës i lirisë. Mbytës i kritikës.
    IImb.
    1. Që të zë frymën, që të mbyt. Gaz (lëng) mbytës.
    2. Që përdoret për të mbytur një kafshë a kandërr. Enë mbytëse.
    3. Që është i ashpër, pa lëng e mezi kapërcehet, që të mbetet në fyt, mbytje (për disa pemë). Dardhë mbytëse. Vadhëza (gorrica) mbytëse. Mos janë mbytëse?
    4. fig. Që të zë frymën, që të mbyt. Vapë (zagushi) mbytëse. Afsh mbytës.
    5. fig. Që s'të lë të shkosh përpara, që të shtyp; që ngushton ose kufizon lirinë a veprimtarinë e dikujt; që pengon zhvillimin e lirë të diçkaje. Mjedis mbytës. Atmosferë mbytëse. Qëndrim mbytës. Politikë mbytëse.