Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ME

    Iparafj.
    1. (r. k.) së bashku me një emër a me një përemër tregon: 1. shoqërim ose qenien në të njëjtin vend a në të njëjtën gjendje me një tjetër: jetonte me nënën; luan me shokët; iku me tren. 2. lëndën prej së cilës bëhet diçka ose mjetin e kryerjes së një pune etj.: mur me tulla; e preu me thikë. 3. kohën ose mënyrën e veprimit: erdhi me kohë (me natë); vepron me guxim. 4. njeriun a sendin për të cilin flitet ose me të cilin krahasohet, kufizohet a lidhet një tjetër etj.: e ka keq me drejtorin (me realizimin e planit); është i vogël me trup; e shumëzojmë me shtatë. 5. kufizimin në sasi a në masë: i vogël me trup; me sa më kujtohet... 6. gjendjen e dikujt a të diçkaje; shkakun, qëllimin etj. e një veprimi: jam me leje; është me barrë; e bëri me turp; njeri me vullnet.
    IIpj.
    1. Sapo: u ngrit me të dëgjuar emrin.
    2. Pjesë e paskajores së gegërishtes (p.sh. me pasë; me ardhë; me folë etj.).