MË II
përem.
- Trajtë e shkurtër e përemrit vetor të vetës së parë në numrin njëjës, në rasën dhanore. Më duket. Më pëlqen. Më vjen mirë. Më bëri një të mirë. Më gjeti një vend. Më thuaj të vërtetën! Më iku nga mendja. Më hëngri veshët.
- Trajtë e shkurtër e përemrit vetor të vetës së parë në numrin njëjës, në rasën kallëzore. Më pa. Më dëgjoi. Më merr malli. Më la vetëm. Më falni!
- bised. Përdoret para foljeve për të treguar një qëndrim të afërt e dashamirës të folësit për atë, për të cilën bëhet fjalë (si dhanore etike). Si më shkon? Si më je? A m`i pe fëmijët? Të m`i bësh të fala nipit!
- përd. pj. Përdoret para foljeve për t'i dhënë më shumë gjallëri dhe shprehësi ligjërimit. Më t`u ngrit në këmbë. Më ta bëri copë-copë. Më t`ia nisi këngës. Hë, më të lumtë!