Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MËKOJ

    kal.
    1. Ushqej dikë që nuk mund të hajë vetë (një foshnjë, një të sëmurë etj.), koj. Mëkoj fëmijën (të sëmurin). Mëkoj zogun. Mëkoj me lugë. Mëkoj me bukë (me qumësht).
    2. I jap sisë foshnjës, ushqej me gji; koj. Mëkon foshnjën.
    3. fig. E ushqej dikë vazhdimisht me ide, pikëpamje etj. që e ndihmojnë të edukohet, të brumoset a të zhvillohet. E mëkon me dashurinë për Atdheun (me ide përparimtare, me ideologjinë e klasës punëtore).