Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MËNGJARASH

    mb.
    1. Që përdor më shumë dorën a këmbën e majtë në vend të së djathtës. Njeri mëngjarash. Lojtar mëngjarash.
    2. I ngathët, i plogët. Lëvizje mëngjarashe. Përpjekje mëngjarashe. Në mënyrë mëngjarashe.
    3. iron. Që hiqet si i majtë në politikë; gjoja i majtë. Parulla mëngjarashe. Prirje (shfaqje) mëngjarashe. Qëndrime mëngjarashe.
    4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.