Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MËSUAR

    mb.
    1. Që ka marrë arsimin e nevojshëm, i shkolluar; që di shumë, i ditur. Njeri i mësuar.
    2. Që është përvetësuar gjatë jetës, jo i lindur. Zakon i mësuar. Është diçka e mësuar.
    3. Që është mësuar të bëjë veprime sipas dëshirës së njeriut, i stërvitur (për kafshët). Kalë (qen) i mësuar.
    4. Që është ushtruar në diçka, që ka fituar shprehitë e nevojshme, i stërvitur. Sy i mësuar. Dorë e mësuar.