Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MËSYJ

    kal.
    1. usht. Hidhem në sulm kundër armikut, bëj mësymje. Mësyj armikun. E mësynë befasisht. Mësyjnë si luanë.
    2. fig. E sulmoj dikë a diçka me fjalë, me qortime, me vërejtje etj.; i sulem dikujt, i turrem. E mësynë të gjithë, s'i lanë gjë pa thënë.
    3. Shkoj diku papritur; shkoj te dikush për t`i kërkuar ndihmë a për të bujtur, i vete në derë dikujt për diçka, i zë derën. Ia mësynë dy të panjohur në shtëpi. Ia mësyu fqinjit për një hall.