Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MËSYMJE

    f. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MËSYJ, MËSYHEM.
    2. usht. Veprim luftarak që kryhet me forca të mëdha, të cilat hidhen në sulm e shkojnë përpara, duke shpartalluar e asgjësuar armikun me luftime e me beteja të njëpasnjëshme. Mësymje e përgjithshme. Filluan mësymjen. Kaluan (u hodhën) në mësymje.