Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MEKANIK

    Im. sh.
    1. Punëtor i përgatitur a teknik që ngre më këmbë ose ndreq makina, aparate e pajisje të ndryshme; teknik që mirëmban një makinë. Mekanik elektricist (hidraulik). Mekanik montues. Mekanik automjetesh. Brigada e mekanikëve.
    IImb.
    1. Që ka të bëjë me mekanikën, që i përket mekanikës, i mekanikës; që merret me mekanikë. Ligjet mekanike. Shkollë mekanike. Dega mekanike e fakultetit të inxhinierisë.
    2. Që punon a lëviz me ndihmën e një makine ose të një mekanizmi; që bëhet me makinë. Mjete mekanike. Sharrë (pompë, sitë) mekanike. Lopatë (shkallë) mekanike. Endje mekanike. Mjelje (qethje) mekanike. Shirje (korrje, zhveshje) mekanike. Çpim mekanik.
    3. Që ka të bëjë ose që merret me projektimin me prodhimin dhe me ndreqjen e makinave e të aparateve të ndryshme, si edhe të pjesëve të tyre të veçanta. Industria mekanike. Uzinë mekanike. Repart mekanik. Baza (ofiçina) mekanike. Inxhinier mekanik.
    4. Që shkaktohet nga një forcë e jashtme (tronditje, lëkundje, gërvishtje etj.), e cila vepron mbi diçka. Dëmtime mekanike.
    5. fig. Që bëhet në mënyrë të vetvetishme e të pavullnetshme, në mënyrë të pavetëdijshme e pa u menduar; që është diçka e jashtme, jo e brendshme e organike; që punon e vepron si një makinë; që nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe mendore; i thjeshtë. Lëvizje mekanike. Punë mekanike. Zbatim mekanik. Lidhje mekanike. Shtesë mekanike. Kujtesë mekanike. psikol. Riprodhim mekanik (i mësimit). Shumica mekanike e votave shumica e thjeshtë. Në mënyrë mekanike mekanikisht.

      Shprehje

      • Materializmi mekanik filoz. shih te MATERIALIZ/ËM,~MI.