MEL
m. bot.
- Lloj drithi që bën kalli në trajtë xhufke dhe me kokrra shumë të vogla, të cilat janë ushqim i mirë për zogjtë: mel i egër (mel i pulës) mel që përdoret si ushqim për kafshë; bozë meli; sa një kokërr mel shumë i vogël.
Shprehje
- U bë mel u fsheh, u mblodh e u struk dhe s'u ndie më; (humbi) si meli në haliç (në rërë) u zhduk fare; (është) tre mel e dy grurë mospërf. është i trashë nga mendja.