Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MELASË

    f. sh.
    1. Lëng i trashë, që mbetet si fundërri pas përpunimit të panxharit të sheqerit ose të kallamit të sheqerit dhe që përdoret për të përmirësuar ushqimet e ashpra e të thata të kafshëve, për të nxjerrë alkool etj. Melasë e holluar. Melasë e helmuar melasë e përzier me helme, që përdoret për të luftuar mizat e pemëve me anë të spërkatjes. Melasa e panxharsheqerit (e kallamit të sheqerit). Sherbet (lëng) melase. Spërkat me melasë.