Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MELHEM

    m. sh. bised.
    1. mjek. Qull i trashë, që përgatitet duke përzier barna të ndryshme me lëndë të yndyrta, me të bardhën e vezës etj. dhe që përdoret në mjekësinë popullore për të mjekuar plagët; bar plagësh.
    2. fig. Mjet që qetëson dhembjen shpirtërore, zbut hidhërimin etj., ngushëllim, balsam; mjet a rrugë shpëtimi nga një gjendje e vështirë, ilaç. Ia gjeti melhemin. Fjala e mirë - melhem në zemër. fj. u. Puna është melhem për trupin. S`kishte melhem ajo punë.