Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MELODIK

    mb. muz.
    1. Që lidhet me melodinë; që i përket melodisë, i melodisë. Ana melodike. Vija melodike.
    2. Që është harmonik e i këndshëm për veshin; i ëmbël, që ka melodi. Zë melodik. Varg melodik. Frazë melodike. Gjuhë melodike.

      Shprehje

      • Theks melodik gjuh. theks që karakterizohet nga ngritja e ulja e zërit; shkalla e lartësisë së zërit në rrokjen e theksuar.