Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MELODRAMË

    f. sh.
    1. let. Vepër dramatike moralizuese, ku veprimi zhvillohet në mënyrë të tillë që ta mallëngjejë spektatorin e ta mbajë atë në një gjendje të ngritur, duke gërshetuar elementet e theksuara tragjike, me ato sentimentale dhe duke shfrytëzuar efektet e jashtme e situatat e papritura e artificiale.
    2. let., muz. Vepër dramatike, në të cilën fjala e personazheve shoqërohet me muzikë e me këngë (edhe hist.).
    3. fig. libr. Ngjarje ose gjendje, gjatë së cilës shfaqen lirshëm lloj-lloj ndjenjash prekëse që shkaktojnë të qara e të qeshura. Pati një melodramë.