MEND
If. sh.
- Aftësia e njeriut për të menduar dhe për të njohur botën; zotësia për të shpjeguar ligjet e natyrës e të shoqërisë dhe për të vepruar në përputhje me to; zgjuarsi; mendje, arsye (edhe në disa njësi frazeologjike): njeri me mend; i trashë nga mendtë; aq mend ka; vepron (sillet) me mend; i erdhën mendtë erdhi në vete; e kuptoi më në fund si duhet vepruar; mësoi nga një pësim; bluaj (rrah) me mend (diçka) sjell e përsjell diçka nëpër mendje për të gjetur një zgjidhje; e shoshit; është larg mendsh (mendjes) është fare e pabesueshme; s'mund të mendohet.
- Mendimi që kemi për dikë a për diçka; ajo çka mendon dikush: ndërroi mend për të; e ka me gjithë (me tërë) mend e ka me të vërtetë, e ka pa shaka; / dije a përvojë e mirë; këshillë e mençur; mendje: u jep mend të tjerëve.
- Kujtesë (edhe në disa njësi frazeologjike): e kam ndër mend e kam parasysh; e sjell ndër mend e kujtoj; më vjen ndër mend më kujtohet; e mbaj mend e kujtoj, nuk e harroj; më doli nga mendtë e harrova.
Shprehje
- Bëj mend mendoj ose vendos të bëj diçka; më bie ndër mend (për diçka) kam dëshirë ose më vete mendja për diçka; ka dalë mendsh (dikush) u çmend, nuk di se ç'bën; i ka mendtë mbi flokë (mbi kokë) keq. s'i ka mendtë në kokë, është fare mendjelehtë; s'do mend me siguri, patjetër; dihet, natyrisht; hyn me mend e del pa mend (diku) mahnitet nga ato që sheh, lë mendjen aty; është më afër mendsh (më afër mendjes
- ); a je ndër mend? a e ke mendjen në vend?; i ka mendtë në kokë di se ç'bën, është në rregull nga trutë; i ka mendtë në majë të thanës është shumë mendjelehtë dhe i papjekur; i ka mendtë në tra (nga trarët, nga qofkat) (dikush) mospërf. nuk e ka mendjen në vend, s'e ka mendjen aty; kam ndër mend... mendoj (të bëj diçka); më la pa mend më habiti shumë, më la gojëhapur; e lanë mendtë nuk është më në gjendje të mendojë e të gjykojë; e lëshuan mendtë u çmend, shkalloi; lajthiti nga mendtë u çmend; luan mendsh (për dikë a për diçka) e do a e pëlqen jashtëzakonisht; e marr me mend e përfytyroj (si është puna); më merren mendtë nuk mbaj dot drejtpeshimin në të ecur, më duket sikur më sillet rrotull çdo gjë; ia mori mendtë (mendjen) e hutoi, e magjepsi; ia prishi mendjen; mbeta (ngela) pa mend (pa gojë) u çudita a u mahnita shumë; mblidhi mendtë! mendohu mirë! ki kujdes! eja në vete!; mend për tjetër herë ta kemi mësim për tjetër herë (pas një pësimi); e prishi (e luajti) mendsh e tërboi, e çmendi; u prish nga mendtë (nga mendja, mendsh) u çmend; shet mend është mendjemadh; (shkoi, humbi, e pësoi) për mendtë e kokës humbi nga pakujdesia e vet, e pësoi për hiçgjë; i vë mend (mendjen) (dikujt a diçkaje) e dëgjon a e ndjek me vëmendje; vuri (nxuri, zuri) mend mësoi nga një pësim; / u bind, e kuptoi; vuan për mendtë e kokës vetë e ka fajin, ia bën vetes të keqen.
IIpj.
- Për pak: mend ra (u rrëzua).