Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MENDJE

    f. sh.
    1. Aftësia për të menduar, për të njohur dhe për të pasqyruar botën, mend; truri si qendër e të menduarit; mendimi (edhe në disa njësi frazeologjike): i hollë (i mprehtë) nga mendja; aq ia pret mendja; nuk e lodh mendjen; e bluan në mendje; jam i një mendjeje; ndërroi mendje hoqi dorë nga mendimi i mëparshëm; ia ktheu (ia ndërroi) mendjen (dikujt); e ka lënë mendja është bërë budalla; është prishur nga mendtë, është çmendur; jam me dy mendje; nuk ia din in mendjen; e ndava mendjen e vendosa; / kujtesë, mend: mëdha një mendje; e ruaj në mendje; e fshiu nga mendja; nuk më hiqet nga mendja; rrah mendjen mendohem mirë e mirë për diçka, e lodh mendjen; ka rrëshqitur nga mendja ka luajtur mendsh; vete (shkoj) me mendje (me mendimin) se... kujtoj ose besoj se...
    2. Kujdesi a vëmendja që tregojmë për dikë a për diçka; vëmendje: ki mendjen! ki kujdes!; atje i rri mendja; / këshillë, mësim: i jap një mendje.
    3. Qëllim, synim: nuk ia di mendjen; ka mendje të ligë; ia njoh mendjen.
    4. fig. Njeriu dhe shkalla e aftësisë së tij mendore: mendje e madhe (e ndritur); i pjell mendja është i zoti për të krijuar gjera të reja ose për të sajuar gjera të paqena; trillon; nuk ma priste mendja se... nuk më shkonte mendja që...; ia pret mendja është i zgjuar; ta pret mendja! sigurisht, natyrisht, vetëkuptohet.

      Shprehje

      • Ia bëri mendjen çorap (çapraz) ia mori mendjen me fjalë, e hutoi fare; m'u bë mendja (koka
      • ) dhallë; iu bë mendja havale u prish nga mendtë; e ha meraku gjithnjë për një gjë; ia bëri mendjen livadh ia prishi mendjen, ia mori mendtë, e hutoi; m'u bë mendja ujë s'jam në gjendje të mendoj si duhet, e kam humbur fillin; ia bëri mendjen ujem e turbulloi, ia prishi mendjen; i është bërë mendja veri (firifiu) është trullosur fare; / i është ngritur mendja; bie në mendje (në vete) vjen në vete, mbledh mendjen; i ra mendjes (prapa) e kuptoi më në fund dhe erdhi në rrugë të mbarë; i ka rënë në mendje (për dikë a për diçka) nuk i hiqet mendimi për të, mendon vazhdimisht për të; u prish (u çart) nga mendja (nga mendtë, nga fiqiri, mendsh) u çmend; (doli) mendje mbi mendje iron. doli mbi të gjithë, e bëri veten më të zgjuar; ma do mendja se... besoj, kujtoj...; s'i fle mendja (karari) s'i mbushet mendja, është i pavendosur; e gjeti mendjen e hoqi merakun, nuk u shqetësua më; i fluturoi mendja u hutua fare; u çmend; / i shkoi mendja diku; gjeti mendja mendjen të dy një kokë kanë; është me gjysmë mendjeje është mëdyshas; ma ha (ma merr, ma pret) mendja se... besoj se..., më duket se...; më ha mendja (për dikë a për diçka) kam dyshim për dikë a për diçka; është afër mendjes (mendsh) ka më shumë të ngjarë, është më e mundshme; është jashtë mendjes s'mund të pranohet; s'ka të ngjarë; është larg mendjes (mendsh
      • ); ia mori mendjen (mendtë
      • ) (dikujt); i ka marrë mendja (koka
      • ) erë; ta merr (ta pret) mendja s'ka se si të jetë ndryshe, natyrisht; s'ma merr mendja nuk jam i bindur për diçka; / nuk besoj se mund ta bëj një punë; mbaj mendjen! mbahu, mos e humb! eja në vete!; e mblodhi mendjen vendosi për diçka; / u kthye në rrugë të mbarë; i ra mendjes prapa; ia mbushi mendjen (kokën) (dikujt) e bindi më në fund për diçka; iu mbush mendja top u bind plotësisht për diçka; e ka mendjen të ftohtë (akull) e ka gjykimin të kthjellët; e ka mendjen brisk është i zgjuar dhe i shkathët; e ka mendjen femër është i zgjuar, i pjell mendja; e ka mendjen të fjetur është i qetë dhe i sigurt për diçka; e ka mendjen në kokë gjykon vetë, është në gjendje të arsyetojë vetë; e ka mendjen (i ka mendtë) prapa kokës (pas qafe, pas shpine) nuk është në gjendje të gjykojë drejt, bën punë a veprime të pamenduara; e ka mendjen të prishur i është turbulluar mendja, s'e ka mendjen në vend nga një shqetësim etj.; e ka mendjen veri është mendjelehtë dhe i papjekur; mendja në lis e koka në plis përdoret me qesëndi për një njeri mendjemadh e mburravec; me mendje të ngritur i shqetësuar për diçka; me mendje të mbledhur duke qenë i vendosur ose i qetë dhe pa ndonjë shqetësim; me mendje të shtruar duke e parë punën me gjakftohtësi, me mendje të mbledhur; la mendjen (pas dikujt a pas diçkaje) u habit shumë, u mahnit; / shkalloi fare, u çmend; po më luan mendja e kokës kam dhembje të mëdha koke; / kam shumë shqetësime e probleme; i luajti (i iku, i kapërceu) mendja (e kokës) humbi arsyen e gjykimin; luajti mendsh; iu ngrit mendja nuk është më i qetë, e ka mendjen te diçka tjetër që e shqetëson; s'ma nxë mendja (koka) nuk e marr dot me mend, nuk arrij ta kuptoj; i pëlqen mendja (e vet) është mendjemadh; / vepron në kokë të vet; m'u prish mendja fillova të mendoj ndryshe, m'u kthye mendja; / u hutova; iu rrit mendja është bërë mendjemadh; ia sjell mendjen rrotull (vërdallë, përqark) e bëj që të mos dijë nga t'ia mbajë, e ngatërroj dhe e hutoj; shkoj në mendje (ndër mend) e mendoj, e kujtoj; më shkon (më vete) mendja (për diçka) kam dëshirë ose më teket për diçka; ia shtie në mendje (diçka) bëj që të mendojë për të; e shtroi mendjen arriti në një përfundim të caktuar; e mblodhi mendjen dhe gjykon me gjakftohtësi; shtrydh mendjen (trurin
      • ); ma thotë mendja se... besoj ose kujtoj se...; thirri mendjes! mendohu mirë! mblidhe mendjen! shiko se ku ke përfunduar!; i ka vdekur mendja mospërf. s'është më në rregull nga mendtë, ka rrjedhur fare; vërtit nëpër mendje (diçka) mendoj shumë ose vras mendjen për diçka; më vjen (më sillet) mendja (koka) vërdallë (rrotull) më vjen festja vërdallë; nuk e vras mendjen (kokën) nuk mendohem shumë, nuk e lodh kokën.