MENDOHEM
vetv.
- Rrah diçka me mend, arsyetoj për një gjë dhe përpiqem me mend të zbuloj thelbin e lidhjet e saj, ta kuptoj, ta zgjidh etj.; bie në mendime, vras mendjen; mendoj. U mendua thellë (gjatë). Mendohet si do t`ia dalë mbanë. Mendohej ditë e natë. Do të përgjigjem pasi të mendohem. Përse mendohesh? Nuk e lanë të mendohej. E tha pa u menduar. Mos u mendo më! vendose! jepi fund!
- Kam ndër mend, synoj; matem, them; mendoj. Mendohem të nisem nesër. Mendohem t`ia them vetë.
- Pavet. e MENDOJ 1, 4, 5,
- Mendohet se godina do të përfundojë brenda vitit. Mendohet se do të ketë shumë punë. As që mund të mendohet ndryshe.
- Pës. e MENDOJ 2-5.