MENDOR
mb.
- Që ka të bëjë me mendjen, që i përket mendjes; që lidhet me aftësinë për të menduar a me veprimtarinë e mendjes. Puna mendore. Forcë (fuqi, aftësi) mendore. Ngarkesë (lodhje) mendore. Sëmundje mendore. mjek. Turbullim mendor. Gjendja mendore.
- Që lidhet me veprimtarinë e shoqërisë njerëzore në fushën e mendimit. Lëvizje mendore.
- bised. Mendar. Grua mendore.