Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MENEKSHE

    f. sh. bot.
    1. Bimë barishtore zbukuruese, me kërcell të degëzuar, me gjethe të ngushta e të gjata dhe me lule tufa-tufa me ngjyrë të verdhë, të kuqërremtë a në kafe, që e ka erën si të vjollcës, shebojë.
    2. krahin. Vjollcë.

      Shprehje

      • Menekshe gomari bot. bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcej të zgjatur, me gjethe të buta e të mëdha, me lule ngjyrë blu të vetmuara e me bisht më të shkurtër se gjethet.