MESATAR
mb.
- Që nuk është as i gjatë as i shkurtër; që nuk është as i madh as i vogël (nga trupi, nga sasia etj.); i mesëm. Me shtat (me trup) mesatar. Burrë mesatar (në trup, në moshë). Shpejtësi mesatare. Moshë mesatare.
- Që nuk është as i ftohtë as i ngrohtë, i butë. Klimë mesatare.
- Që nuk është as i mirë, as i keq, as i fortë, as i dobët; i mesëm (nga cilësia, nga vlera, nga aftësia). Nxënës mesatar. I një cilësie mesatare.
- Që del nga pjesëtimi i mbledhjes së disa madhësive a vlerave me numrin e të mbledhshmëve. Paga (rroga) mesatare. Nota mesatare. Numri mesatar. Pesha mesatare. Vlera mesatare. Norma mesatare. Temperatura mesatare. Të ardhurat mesatare. Rendimenti mesatar.
- Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.