Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MESELE

    f. sh. bised.
    1. Ndodhi që tregohet me gojë; tregim me gojë, zakonisht dëfryes; histori e shkurtër. Mesele e bukur. Mesele e vërtetë (e rreme). Tregoi (rrëfeu) një mesele. Di shumë mesele.
    2. Çështje, punë. Mesele e vjetër. Mesele e koklavitur. U bë mesele e madhe. Kemi një mesele me të. S`e zgjidhi dot atë mesele. U trash meseleja. Si është meseleja? Ashtu e kam meselenë.
    3. Bisedë; fjalë. Ku e lamë meselenë? Mos e hap më atë mesele. Që të mos e zgjasim meselenë...

      Shprehje

      • Doli (iku) nga meseleja s'e mbajti fjalën a premtimin, doli nga besa. Hapi mesele të reja nxori ngatërresa të reja, hapi avaze.