Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MESHË

    f. sh. fet.
    1. Ceremoni fetare që zhvillohet në kishë në ditë të caktuara (në vendet ku vepron kisha e krishterë). Mesha e madhe e pashkëve. Meshë përshpirtjesh. Mesha e së dielës. Çonte (mbante) meshë.
    2. Kulaç i mblatur me miell të mirë, që çojnë besimtarët në kishë; mblatë (në vendet ku vepron kisha ortodokse). Meshë e bekuar. Çonin meshë çdo të diel.