Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MESKIN

    mb. libr.
    1. Që kapet pas vogëlsirash a pas cikërrimash; shpirtvogël; i ngushtë, i kufizuar. Njeri meskin.
    2. Që është veti e një njeriu me shpirt të vogël; i ngushtë, i kufizuar, i varfër, Pikëpamje (ide) meskine. Shpirt meskin. Frymë meskine. Interesa (dëshira) meskine. Jetë (botë) meskine.
    3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Fytyra meskinësh.