Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MESORE

    f. sh.
    1. Dhomë e vogël e hapur, që ndodhet në mes të dhomave të tjera, paradhomë; rruginë, korridor. Mesorja e katit të parë. Kaloi nëpër mesore. Presin në mesore. Rrinte në mesore.
    2. Muri i mesit që ndan dy kthina; mur ndarës, ndërmjetës.
    3. Rrip toke në mes të dy arave. I mbjellin edhe mesoret.
    4. gjeom. Vijë e drejtë që bashkon një kulm të trekëndëshit me mesin e brinjës përballë tij. Mesorja e trekëndëshit. Mesorja e bazës.
    5. Tepsi a enë tjetër me madhësi mesatare. Kallajisi mesoren.
    6. gjuh. Tingull që përftohet duke kaluar ajri nëpër gjatësinë e zgavrës së gojës (për bashkëtingëlloren j).