Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    METAFIZIK

    mb. filoz.
    1. Që i merr sendet e dukuritë e realitetit të shkëputura e jashtë lidhjeve të tyre të ndërsjella, jashtë procesit të zhvillimit e të ndryshimit dhe pa kontradikta të brendshme; kund. dialektik. Metodë metafizike. Pasqyrim (mendim) metafizik. Në mënyrë metafizike.
    2. Që kërkon të zbulojë thelbin më të thellë të çdo qenieje jashtë përvojës e pavarësisht prej saj. Botëkuptim metafizik.