Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    METALURGJIK

    mb.
    1. Që ka të bëjë ose që merret me prodhimin e me përpunimin e metaleve e të lidhjeve të tyre, që i përket metalurgjisë, i metalurgjisë. Industria metalurgjike. Kombinati metalurgjik. Uzina metalurgjike.
    2. si em. ~, ~U m. bised. Kombinat a uzinë ku prodhohen metalet e lidhjet e tyre dhe ku bëhet përpunimi i tyre. Metalurgjiku i Elbasanit. Punëtorët e metalurgjikut.