Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MEZE

    f. sh.
    1. gjell. Ushqim i thatë me gjëra të kripura, si qofte, djathë, sallam, mëlçi, ullinj, vezë të ziera, sallatë etj., që shtrohet e hahet gjatë pijes, zakonisht para buke. Meze e përzier. Një pjatë meze. Ia shtroi me meze e me raki. Pinte pa meze.
    2. Gjella më e mirë, gjellë e shijshme; pjesa më e mirë e më e zgjedhur e një ushqimi, e një pijeje etj. Mezja e gjellës (e mishit). Mezja e duhanit (e rakisë).
    3. Karremi që vihet në grep për të zënë peshkun.
    4. fig. bised. Pjesa më e mirë e më e zgjedhur e njerëzve. Mezja e vendit (e shtëpisë, e qytetit). Mezja e rinisë (e burrave).
    5. fig. Lezeti, kripa e diçkaje. Mezja e muhabetit.