MEZI
ndajf.
- Me vështirësi, me shumë mundim. Mezi mbahej në këmbë. Mezi ecën. Mezi ha. Mezi flet. Mezi e mbaroi (e kreu). Mezi e ka rritur.
- Me përpjekje të mëdha, pas shumë përpjekjesh; më në fund. Mezi ia mbusha mendjen. Mezi e pranoi. Mezi gjeti një vend për të fjetur. Mezi e zuri gjumi.
- Pothuajse hiç, gati aspak, shumë pak. Mezi dëgjohej. Mezi duket (shquhet). Mezi lexohet.
- Me padurim. Mezi e kam pritur këtë ditë.
Shprehje
- Mezi e kam dikë e dua shumë.