Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MINOJ

    kal.
    1. Vë mina në një vend të caktuar (në një rrugë kalimi, nën urë, në det etj.) për të shkatërruar diçka a për ta hedhur në erë, për të dëmtuar trupat e armikut etj. Minoi rrugën (një urë, depon). Minuan fushën (detin).
    2. fig. Përpiqem me dredhi e me gjithfarë mjetesh e mënyrash të fshehta për të dëmtuar dikë a diçka ose për të sabotuar një punë. Minon ekonominë e një vendi. Minoi punimet e konferencës. Minoi miqësinë.