Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MIRËPRITUR

    mb.
    1. Që pritet me dëshirë e me kënaqësi (për dikë). Mik (mysafir) i mirëpritur. Është kurdoherë i mirëpritur te ne.
    2. Që pritet me dashamirësi; që pranohet ose që pëlqehet nga të tjerë (për diçka). Propozim i mirëpritur. Libër i mirëpritur.