MISION
m. sh.
- libr. Detyrë e posaçme që i ngarkohet dikujt për ta kryer jashtë vendit të tij të punës: mision sekret; / fig. shërbim, detyrë: misioni i lartë i mësuesit (i mjekut).
- dipl. Përfaqësi e një shteti në një vend tjetër ose pranë një organizate ndërkombëtare; / përmb. njerëzit që shërbejnë në këtë përfaqësi.
- fet. Grup i organizuar klerikësh, që dërgohen me punë në vende të ndryshme; organizata e këtyre klerikëve: misioni i protestantëve (i evangjelistëve).