Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MISTERIOZ

    mb. libr.
    1. Që është i panjohur, që përmban diçka shumë të fshehtë, që fsheh një mister, që nuk mund të kuptohet ose që kuptohet me vështirësi të madhe; që bëhet në fshehtësi të madhe; shumë i fshehtë (për diçka). Çështje misterioze. Letër misterioze. Ngjarje misterioze. Në rrethana misterioze. Forcë misterioze. Zë misterioz. Qëndrim misterioz. Sjellje misterioze. Veprime misterioze.
    2. Që mban në vetvete shumë gjëra të fshehta, që nuk tregon për prejardhjen e për lidhjet e tij ose për punët e detyrat që kryen; i fshehtë e i pakuptueshëm nga të tjerët. Njeri (tip) misterioz.