MJEGULLOHET
vetv.
- Nis të bjerë mjegulla, mbulohet nga mjegulla, zhytet në mjegull (për një vend). Mjegullohet qyteti. Mjegullohet fusha (lugina, mali).
- (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më vishen sytë si me mjegull; më turbullohet mendja, me ngatërrohen mendimet. Iu mjegullua mendja (kujtesa, koka). Iu mjegullua vështrimi. M'u mjegulluan sytë.
- Pës. e MJEGULLOJ.