MJEGULLUAR
mb.
- Që e ka mbuluar mjegulla, që ka mjegull; i mjegullt. Male të mjegulluara.
- Që është veshur si me mjegull, i veshur. Xham i mjegulluar. Dritë e mjegulluar. Me sy të mjegulluar.
- fig. Që është bërë i paqartë, i errët e i pakuptueshëm; që nuk është i përcaktuar qartë ose plotësisht i vërtetë a i përpiktë; i vagëlluar. Fjalë (mendime) të mjegulluara. Pamje e mjegulluar. Me mendje të mjegulluar. Përgjigje e mjegulluar.