MJEKOJ
kal.
- Mbikëqyr një njeri ose një kafshë të sëmurë dhe i jap ndihmën e nevojshme me barna e me mjete të tjera për ta shëruar. Mjekojnë me kujdes të sëmurët.
- Përdor barna e mjete të tjera për të shëruar një plagë ose një sëmundje sipas porosisë së mjekut. Mjekoj plagën. Mjekoj dhëmbët (sytë, këmbën).