Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MJEL

    kal.
    1. I marr qumështin një kafshe shtëpiake, duke i shtrydhur gjirin. Mjel lopën (delet, dhitë).
    2. fig. Ia ha a ia marr dikujt ca nga ca paratë; mallin ose pasurinë që ka; shfrytëzoj punën, mundin e pasurinë e dikujt për të nxjerrë përfitime për vete, zhvat. E moli mirë.

      Shprehje

      • Milte dy qyqe dele (dhi) ishte fshatar i varfër, ishte i këputur.