Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MJERË

    Imb.
    1. Që rron në varfëri a në mjerim, i gjorë, i shkretë; kund. i lumtur. Plak i mjerë. Familje e mjerë.
    2. Që është karakteristik për dikë që rron në varfëri a në mjerim; i varfër; kund. i lumtur. Jetë e mjerë.
    3. Që ka mbetur pa njeri dhe që të ngjall mëshirë; fatzi, i shkretë, i gjorë. Njeri i mjerë. Grua e mjerë. E la të mjerë. E mjera ajo! Të mjerët ata!
    4. Që ka mbetur shkretë; që ka hequr e ka vuajtur shumë. Vend (fshat) i mjerë.
    5. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
    IIpj.
    1. Përdoret kur shprehim hidhërim të thellë, dhembje a keqardhje të madhe për dikë; kund. lum. Mjerë ata se ç'i gjeti! Mjerë ai djalë që mbeti vetëm!
    2. Përdoret kur i kanosemi dikujt që bën një të keqe. Mjerë i ligu! Mjerë ti, po e theve! Mjerë ata, po u zbuluan!