MODË f.sh.
1. Tërësia e shijeve, e zakoneve, e dëshirave etj. të përbashkëta të një rrethi shoqëror a shtrese shoqërore në një kohë të caktuar, të cilat karakterizojnë mënyrën e tyre të jetesës (në veshje, në sjellje, në ndërtimin e mobilimin e banesave etj.); model rrobash a këpucësh që është përhapur gjerësisht në një kohë të caktuar. Modë e re (e vjetër). Moda e fundit. Modë e huaj mënyrë veshjeje, sjelljeje etj. që është në kundërshtim me normat e me shijet e shoqërisë socialiste. Veshje (këpucë) të modës. Këngë të modës. Revistë mode. Vishej (krihej) sipas modës. Ndjek modën.
2. libr. Diçka që është përhapur gjerë e ndiqet nga shumë vetë në një kohë të caktuar; diçka e kohës. Është bërë modë (e modës). Janë (në) modë (të modës) janë të kohës. U shkoi moda u iku koha. Është jashtë mode nuk është më e kohës.