Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MONUMENT

    m. sh.
    1. Përmendore. Monumenti i Partizanit. Monumenti i Skënderbeut.
    2. Ndërtesë a vepër tjetër arti (urë etj.) e vjetër e me vlera artistike ose historike. Monument historik (arkeologjik). Monument arkitekture. Instituti i Monumenteve të Kulturës. Mbrojtja e monumenteve. U shpall monument kulture.
    3. Vepër e shkruar, që ka vlera të veçanta historike, kulturore, shkencore etj. Monumentet e para të shkrimit të shqipes.

      Shprehje

      • I ngritën monument libr. e ngritën shumë lart, i thurën lavde dikujt a diçkaje.