MORTOR
mb.
- Që lidhet me vdekjen ose me të vdekurin; që bëhet për një të vdekur ose që zhvillohet në rast vdekjeje; i përmortshëm, i përzishëm; i përvajshëm. Shtrati mortor. Karroca mortore. Kurorë mortore. Drekë mortore. Fjalim mortor. Kambanë mortore. Këngë (melodi) mortore.
- Vdekjeprurës; ogurzi. Luftë (betejë) mortore. Ngjarje mortore.
- Që të mundon pa masë, që të sfilit për vdekje. Ankth mortor. Dhembje mortore.