Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MOT

    Im. sh.
    1. Gjendja e kohës e përcaktuar nga dukuritë atmosferike; tërësia e këtyre dukurive; kohë: mot i bukur (me shi); po mban moti po vijon kohë e mirë; u nxi moti u vrenjt; moti i mirë duket që në mëngjes (fj. u.).
    2. Vit: mot i mbarë (për bujqësinë); mot i brishtë vit kur shkurti ka 29 ditë; mot për mot çdo vit; mot e jetë gjithmonë; ç'sjell sahati nuk sjell moti (fj. u.).
    IIndajf.
    1. Vitin e ardhshëm: mot si sot; më mirë një vezë sot se një pulë mot (fj. u.).