Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MOTIV II

    m. sh.
    1. muz. Njësia më e vogël e më e thjeshtë ritmike e melodisë, që përbëhet zakonisht nga dy a tre tinguj të bashkuar në një theks; melodi. Motiv i ëmbël (i bukur). Motive të gëzuara. Motive partizane. Motive të njohura. Motive të muzikës së lehtë. Këndonte po atë motiv.
    2. art., let. Pjesa më e thjeshtë përbërëse e subjektit të një vepre letrare a artistike, që shërben si bërthamë organizuese e saj; ideja kryesore, tek e cila mbështetet një krijim artistik, tema e tij; fill që përshkon një vepër letrare a krijim artistik nga fillimi deri në fund. Motivi kryesor. Motive plotësuese (të njohura). Motive kombëtare (popullore) në qilima (në qëndisma, në banesa). Motivi i veprës letrare (i poezisë). Motive nga vallet popullore. Është ndërtuar (është hartuar) sipas motiveve të vjetra.