Skip Navigation or Skip to Content
X
MOTOR m.sh.
1. Makinë e posaçme që punon me lëndë djegëse, me energji elektrike etj. dhe vë në lëvizje makina të tjera, aparate e mjete të ndryshme (duke shndërruar çdo lloj energjie në energji mekanike). Motor elektrik. Motor reaktiv. Motor dizel. Motor me djegie të brendshme (me naftë, me benzinë, me avull). Motori i veturës (i aeroplanit, i traktorit). Zhurma (uturima) e motorit. Barkë (biçikletë) me motor. I vuri motor të ri. U nxeh (u ftoh) motori. Ndezi motorin. Punon mirë motori. Shtroj motorin e vë të punojë një fare kohe për provë pas riparimit të përgjithshëm. Ecte tatëpjetë me motor të shuar.
2. bised. Motoçikletë. Gara me motor. Hipi në motor. Ia shkeli motorit. Ra nga motori.
3. fig. Forcë që vë në lëvizje diçka: që e shtyn të veprojë e të shkojë përpara. Motori i lëvizjes. Motori i skuadrës.