MPIKSET
vetv.
- Bëhet më i trashë e si i ngrirë, trashet derisa bëhet si qull (duke u ngrohur a duke u ftohur, duke u përzier me diçka etj.), ngrin e bëhet si pelte (për lëngje të ndryshme, për gjakun). Iu mpiks gjaku. U mpiks lëngu i rrushit, u bë si mjaltë. Mpikset shpejt (ngadalë). Kur mpikset, hiqet nga zjarri.
- Zihet, bëhet kos a djathë, ngjizet (qumështi). U mpiks qumështi u bë kos.
- Pës. e MPIKS.